Fonde për sipërmarrësit shqiptarë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve(AIDA), në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme(NVM), me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë, forcimin e kapaciteteve prodhuese dhe daljen e tyre në treg, menaxhon për vitin 2018 këto skema financiare nga buxheti i shtetit: Fondin Shqiptar të Konkurrueshmërisë; Fondin e Ekonomisë Kreative (Artizanatit); Fondin në mbështetje të Sipërmarrjeve të reja ”Start Up” dhe Fondin e Inovacionit.

AIDA njofton se aplikimi për fondet për vitin 2018 është i hapur deri më datë, 01.11.2018. Kjo ofron një mundësi për të gjithë NVM-të për të aplikuar dhe bërë pjesë e skemës së përfitimit të fondeve.

Për më shumë informacion drejtojuni faqes tonë: http://aida.gov.al/faqe/fondet-e-aidas

Leave a Comment