Fitoni 2000 $/ Konkurs eseje nga Preply

Preply është organizatori i konkursit të esesë “Rëndësia e shumëgjuhësisë në zhvillimin personal dhe profesional”. Konkursi ynë i esesë  synon të rrisë ndërgjegjësimin për edukimin online tek të rinjtë. Esetë do të pranohen deri më 29 qershor 2018 në orën 23:59.

Kush mund të aplikojë?

Konkursi ynë është organizuar për studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve nga e gjithë bota.

Fituesit e çmimeve të konkursit, si dhe fituesit e çmimit nga juria e Preply nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurset pasardhëse  të organizuara nga Preply.

Çmimet:

Tre finalistët e kualifikuar, në varësi të votave të fituara, do të fitojnë 2,000 dollarë,1,000 dollarë dhe $ 500 dollarë. Çdo çmim do të transferohet në një llogari personale nëpërmjet PayPal nga Preply. Do të tranferohen njëherësh të gjitha paratë, me kusht që fituesi të informojë se është fitues i konkursit në  rrjetet sociale dhe të njoftojë organizatorin e konkursit të eseve “Ndikimi i inovacioneve të teknologjisë në procesin arsimor” duke dërguar një email në adresën scholarship@preply.com

Aplikimi:

Eseja duhet të shkruhet në anglisht dhe të përmbajë jo më shumë se 500 fjalë. Pjesëmarrësi duhet të përcaktojë emrin e tij / saj dhe emrin e institucionit arsimor, ku ai / ajo studion në ese.

Përmbajtja e esesë duhet të lidhet logjikisht me temat e mëposhtme: “edukimi online”, “shumëgjuhësia” dhe “zhvillimi profesional”.

Çdo person mund të marrë pjesë në konkurs vetëm me një ese dhe jo më shumë.

Për të aplikuar, regjistrohuni KËTU.

Nëse keni ndonjë pyetje, kontrolloni seksionin FAQ ose shkruani në adresën: scholarship@preply.org.

Për më shumë informacione klikoni në faqen zyrtare.

Leave a Comment