Fitoni 2000 Euro/ Konkurs me ide inovative

Yunus Social Business dhe Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit organizojnë në datat 24-25 Maj aktivitetin Hap!de BARCAMP në kuadër të Programit “Social Impact Award Albania 2018”.
Mirëpresim të gjithë të rinjtë me ide inovative në sektorin e Agro-Turizmit të dërgojnë aplikimet brenda datës 20 Maj. Aktiviteti do të realizohet në Pogradec dhe të gjitha shpenzimet (akomodimi + ushqimi) janë të mbuluara. Tre idetë më të mira do të konkurojnë për të qenë pjesë e Programit “Social Impact Award Albania 2018 ku fituesi do të vlerësohet me çmimin 2’000 Euro.
Për të tjera informacione, klikoni në këtë LINK