Fito një internship nga Bashkia e Tiranës

“Fillo me një ide – Fito një internship në Bashkinë Tiranë” është projekt i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 29 datë 29.03.2018.
Të rinj, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët kanë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor, të grupmoshës deri në 28 vjeç ftohen të aplikojnë me një koncept për projekt ose studim sipas temave të përcaktuara në këtë thirrje.
Afati i aplikimit për projektin është deri në 7 gusht 2018.
Përmes një procedure konkurimi, do të përzgjedhen 16 fitues me konceptin më të mirë për projekt/studim.
Fituesit do të ndjekin një internship 3 mujor dhe do të punojnë nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë për të finalizuar studimin ose shkrimin e plotë të projektit.
Në përfundim të internshipit do të jepet çmimi në vlerë monetare 62.500 lekë/personi (bruto) dhe çertifikatë për pjesëmarrje.
Për informacion të mëtejshëm rreth mënyrës së aplikimit, aplikantët mund të dërgojnë një kërkesë për informacion në adresën elektronike: fitonjeinternship@tirana.al
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.