Financuar nga Komisioni Evropian/ Bursa për studiues në Irlandë

Programi i burses ALECS Marie Sklodowska-Curie ofrohet në Lero, Qendrën Kërkimore të Irlandës. Iniciativa bashkëfinancohet nga Komisioni Europian nën programin Marie Sklodowska-Curie dhe Fondacionit Shkencor Irlandë, përmes Lero-s.
Bursat janë në dispozicion për studiuesit.
Temat për studim të programit janë të përshkruara më poshtë:
- Metodat dhe standardet për sistemet e larta të integritetit
- Sisteme Autonome dhe Adaptive
- Performanca e softuerit
- Siguria dhe privatësia
Përfitimet:
Programi në total ka një vlerë prej 6.16 miliardë euro në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020. Ky program u ofron studiuesve kushte të mira pune dhe nxit zhvillimin ndërsektorial dhe ndërkombëtar. Kombinimi i fondeve të mëdha kërkimore të shoqëruara me mundësinë për të fituar përvojë jashtë vendit në sektorin privat, mundëson bashkëpunimin për të nxitur transferimin e njohurive dhe rritjen e perspektivave së karrierës së hulumtuesve.
Të interesuarit nga e gjithë bota , të cilët përmbushin të gjitha kriteret mund të aplikojnë.
Programi do të financojë 26 bursa për aplikuesit, të cilët kanë një diplomë doktorature ose që kanë të paktën 4 vjet përvojë në punët kërkimore ekuivalente (në akademi ose industri).
Regjistohuni duke shkruar në adresën e e-mailit: alecs-at-lero.ie .
Për më shumë informacone klikoni në këtë LINK.
Afati: 21 shtator 2018