“Financimi për Zhvillim”/ Kurs online falas nga Banka Botërore

Afati i aplikimit: 16 Nëntor, 2015
Grupi i Bankës Botërore është duke bashkëpunuar me Coursera për të ofruar një kurs falas online me titull: Financimi për Zhvillim.
Qëllimi i këtij kursi 4-javor është që familjarizimi i më shumë njerëzve me axhendën e re të zhvillimit, rolin kritik të sektorit privat dhe përdorimin e financave, duke përfshirë edhe zgjidhje inovative, për të financuar SDG-të dhe për të përmbushur qëllimet e Grupit të Bankës për t’i dhënë fund varfërisë .
Rreth kursit
Një axhendë ambicioze për zhvillim global u miratua në Samitin e OKB-së më 25 shtator, 2015. Qëllimet e reja globale, të quajtura Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG-të), do të kërkojnë triliona dollarë për t’u arritur gjatë 15 viteve të ardhshme.
Kjo madhësi financimi do të kalojë kapacitetet aktuale të qeverive dhe donatorëve ndërkombëtarë. Grupi i Bankës Botërore dhe partnerët e saj njohin nevojën për të lëvruar “miliarda” në Asistencën Zyrtare për Zhvillim (ODA), për të tërhequr dhe të mobilizuar “trilionat” në investimet e të gjitha llojeve: publike dhe private, kombëtare dhe globale.
Temat
- Java 1: Hyrje në financimin për zhvillim
- Java 2: Financa Publike
- Java 3: Financa Private dhe Komerciale
- Java 4: Bankat e Zhvillimit Multilateral (MDB)
Regjistrimi
Regjistrohuni për këtë kurs para dates 16 Nëntor, duke klikuar në këtë LINK.
Për më shumë informacion, klikoni në këtë LINK.