Financim i plotë/ Bursa në Turqi për studime universitare dhe pasuniversitare

Kush mund të aplikojë: studentë ndërkombëtarë

Bursa: Pagesë mujore (600 TL për Bachelor, 850 TL për Master dhe 1200 TL për Doktoraturë); Tarifë të plotë shkollimi; Kurs falas 1-vjeçar të gjuhës turke; Akomodim falas; Biletë udhëtimi avioni vajtje-ardhje; Sigurim shëndeti.

Afati i aplikimit: 31 Mars 2016

Përshkrimi

“Bursat Turke” është një program ndërkombëtar bursash i financuar nga Qeveria e Turqisë. Janë hapur aplikimet për Bursat Turke për programet bachelor, master dhe Doktoraturë.

“Bursat  Turke” përfshijnë edhe bursat, edhe vendosjen universitare në të njëjtën kohë. Aplikantët do të vendosen në një universitet dhe program të preferuar nga ata, ku fillimisht është përcaktuar në formularin e aplikimit online. Shumica e programeve në universitetet e Turqisë janë në gjuhën turke. Megjithatë, disa departamente dhe universitete ofrojnë programe në anglisht ose frëngjisht.

Kandidatët që duan të studiojnë në këto gjuhë duhet të ketë një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për të provuar aftësitë e tyre gjuhësore. Gjithashtu, shumica e këtyre programeve në gjuhë të huaj mund të kërkojë rezultate ndërkombëtare testimi të tilla si GRE, GMAT etj. Kandidatët mund të kontrollojnë gjuhën që përdoren kur të bëjnë zgjedhjen e programeve.

Kriteret

Për t’u pranuar për programet e shkollës së lartë (Bachelor), aplikantët duhet:

  • Të jenë shtetas të një vendi jo-turk (çdokush që ka ose ka patur më parë shtetësi turke nuk duhet të aplikojë)
  • Të mos jenë të regjistruar në universitetet turke në nivelin e studimit për të cilin janë duke aplikuar
  • Të kenë përfunduar shkollën e mesme ose janë në proces përfundimi të saj,
  • Të jenë nën moshën 21-vjeçare ( Të lindurit pas 1 Janar 1995)
  • Të kenë arritur të paktën një nivel mesatar të notave, nota e diplomës, provime kombëtare ose ndërkombëtare;
  • Të gëzojnë një shëndet të mirë.

Për të aplikuar për programet pasuniversitare aplikantët duhet:

  • Të jenë shtetas të një vendi jo-turk (çdokush që ka ose ka patur më parë shtetësi turke nuk duhet të aplikojë)
  • Të mos jenë të regjistruar në universitetet turke në nivelin e studimit për të cilin janë duke aplikuar
  • Të jenë diplomuar në nivelin Bachelor ose master të paktën deri në datën 30 Korrik 2015.
  • Të jenë poshtë moshës 30-vjeçare për programet master
  • Të jenë poshtë moshës 35-vjeçare për programet Doktoraturë
  • Të kenë grumbulluar të paktën 75% të notave mesatare të studimeve të larta.
  • Të gëzojnë shëndet të mirë.

Bursa

  1. Bursa përfshin:
  2. Pagesë mujore (600 TL për Bachelor, 850 TL për Master dhe 1200 TL për Doktoraturë)
  3. Tarifë të plotë shkollimi;
  4. Kurs falas 1-vjeçar të gjuhës turke
  5. Akomodim falas;
  6. Biletë udhëtimi avioni vajtje-ardhje;
  7. Sigurim shëndeti.

Aplikimi

Kandidatët mund të aplikojnë vetëm për një program burse në përputhje me përgatitjen e tyre dhe qëllimet akademike dhe duhet të aplikojnë në internet, pasi të jenë regjistuar në këtë LINK.

Dokumentat e kërkuara për të aplikuar për shkollë të lartë (Bachelor):

  • Aplikimi në internet;
  • Një kopje e diplomës së shkollës së mesme ose një dokument që vërteton se kandidati është momentalisht duke ndjekur shkollën e mesme;
  • Një transkript i çertifikuar i shkollës së mesme (duke përfshirë lëndët e marra dhe notat e kandidatit);
  • Një kopje të kartës së identitetit (pashaportë,certificate lindje, kartë identiteti);
  • Foto pashaporte.

Dokumentat e kërkuara për nivelin Pasuniversitar:

  • Aplikimi online;
  • Një kopje e diplomës së studimeve Bachelor ose Master ose një dokument që vërteton se studenti është aktualisht duke ndjekur studimet Bachelor ose Master;
  • Një kopje e notave dhe lëndëve të kandidatëve për studimet Bachelor dhe/ose Master;
  • Një kopje karte ID (pashaportë, kartë identiteti, çertifikatë lindje etj );
  • Foto pashaporte.

Afati për aplikimet është data 31 Mars 2016.

Për të tjera informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare në këtë LINK.

COMMENTS

  • Megi Zalta

    Te lutem mund te me ndihoni per te me treguar rrugen se si mund te aplikoj tek kjo faqe per t’u rregjistruar

  • Erisa

    Une kam perfunduar studimet per gjuhe letersi anglisht. A duhet perseri te kem nje njohje tjeter te gjuhes angleze. Mund te dorezoj nje liste te plote te notave por kartonin nuk e di nese do na dorezohet deri ne fund te korrikut? A perbejn problem keto qe permenda, ne permbushjen e kritereve?

  • Olsi Truka

    Ju lutem mund te me jepni me shume info per ata qe duan te vazhdojne doktoraturen.?

Leave a Comment