Festa e parë për Startup-et në Shqipëri – 30 Korrik 2015

Më datë 30 Korrik do të organizohet festa e parë dedikuar startups në Shqipëri, e konceptuar si një aktivitet që do të mbledhë së bashku anëtarë të komuniteteve më të rëndësishme të biznesit dhe teknologjisë në vend.

Duke qenë se Startup Grind Tirana është i vetmi aktivitet që synon të rrjetëzojë / lidhë dhe prezantojë sipërmarrësit e rinj me njëri-tjetrin dhe aktorë të rëndësishëm të fushës së biznesit në vend, e pamë si detyrë të organizonim një aktivitet argëtues dhe me karakter veror për të gjitha komunitetet e vogla, startup-et dhe biznesmenët, në një Networking – Party që është parashikuar të mbahet në datë 30 Korrik duke filluar nga ora 18:30 në ambientet e investimit më të madh gjerman në Shqipëri, Tirana Business Park.

Porosit biletën Falas në Eventbrite. Pije / ushqim / transport / bileta FALAS!


Në aktivitet do të jenë të ftuar dhe pjesëmarrës të gjithë biznesmenët që kanë prezantuar eksperiencat e tyre të biznesit në aktivitetet tona dhe ata që kanë marrë pjesë si audiencë.

 

 DISA KËSHILLA PËR STARTUP GRIND TIRANA SUMMER PARTY:

1. Hajde me qëllimin që të njohësh njerëz të rinj dhe të prezantosh veten (nuk të duhet patjetër një kartëvizitë edhe pse do të ishte një bonus i madh për ju).

2. Ki kurajon t’u flasësh të tjerëve i/e para, tregoju njerëzve që je i/e lumtur që po prezantoheni me ta.

3. Trego interes ndaj bashkëbiseduesit. Nëse takoni një person publik apo të njohur (që me shumë siguri do të ndodhë), thirrini në emër sepse ky gjest merret si vlerësim nga bashkëbiseduesi.

4. Bëj kompimenta të sinqerta dhe mundohu ta bësh bisedën sa më të këndshme (mund të tregohesh i interesuar për punën apo projektet që po ndërmerr bashkëbiseduesi – dëgjo sa më shumë)

5. Nëse jeni të ndrojtur të prezantoheni me dikë që doni ta takoni, kërko ndihmë nga stafi apo ndonjë pjesëmarrës tjetër që ju mund ta njihni. Kjo do të thotë që ju vërtet e kuptoni qëllimin e këtij aktiviteti.

 

Çfarë është Startup Grind Tirana?

Startup Grind Tirana është aktiviteti i parë për rrjetëzim (networking) në Shqipëri dhe komunitet që edukon, frymëzon dhe vë në kontakt të drejtëpërdrejtë sipërmarrësit e rinj që kanë krijuar startup-et e tyre apo njerëz me ide biznesi me biznesmenë të konsoliduar në fushën e biznesit në Shqipëri dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Aktiviteti i nisur në Shtator të vitit 2014 është i përmuajshëm dhe i fokusuar kryesisht në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, por jo vetëm.

Gjatë aktivitetit ftohet  një biznesmen i suksesshëm shqiptar i cili ndan me audiencën eksperiencën e tij/saj në fushën e biznesit dhe vështirësitë, si dhe jep këshilla për sipërmarrësit e rinj. Motoja e aktivitetit është : “Nëse nuk arrin të krijosh të paktën një kontakt të ri gjatë aktivitetit, quajeni veten të dështuar.”

Biznesmenët që kanë ndarë eksperiencat e tyre në biznes në aktivitetet tona:

  1. Gentian Likaj (CEO / Founder – Communication Progress) – Shtator 2014
  2. Lindita Shomo (CEO / Founder – Easy Pay) – Tetor 2014
  3. Alejtin Berisha (CEO / Founder – com, Universum University – Prishtinë) – Nëntor 2014
  4. Ermal Mamaqi & Amarda Toska (CEO / Founders – Ami Event) – Janar 2015
  5. Ludovic Laventure (CEO / CoFounder – M-Pay) – Shkurt 2015
  6. Romeo Sherko (CEO /Founder – IkubINFO) – Prill 2015
  7. Baybars Altuntas (CEO / Founder – Deulcom International – Turkey) – Maj 2015
  8. Klodian Allajbeu (CEO / Founder – Spitali Amerikan) – Korrik 2015

Për më shumë: startupgrind.al

 

Leave a Comment