Event për prezantimin e Botimit: “Të Rinjtë për Shqipërinë”

Ditën e enjte, më datë 28 shtator 2017, ora 16:00, në kuadër të projektit “Rinia Shqiptare në Veprim” CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA, organizon në ambientet e saj një event me qëllim prezantimin e Botimit me titull: ‘Të Rinjtë për Shqipërinë’.

Ky botim është realizuar nga CoDe Albania, në sajë të kontributit të 7 autorëve ekspertë të fushave të ndryshme: znj. Lindita Komani; z. Nest Zefi; znj. Argita Zalli; znj. Detina Zalli; znj. Arjana Coga; z. Darjan Konomi dhe z. Juljan Memetaj, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre jetësore lidhur me tematikën e integrimit të të rinjve shqiptarë në institucionet ndërkombëtare dhe rrugëtimit drejt suksesit.

Të ftuar në këtë event, do të jenë 2 përfaqësues nga autorët kontribues: znj. Lindita Komani dhe z. Darjan Konomi.

Ftojmë të gjithë të rinjtë aktivistë të CoDe dhe të tjerë të interesuar, që të bëhen pjesë e këtij eventi të rëndësishëm!

Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes:
– Inbox në Facebook: Code Albania
– E-mail: info@codealbania.org
– Nr. tel: +355 69 67 12 181

Ju mirëpresim!

Leave a Comment