Event në Tiranë/ Dashuri përmes ngjyrave

Dëshironi të ndiqni ekspozitën më të bukur në kryeqytet?! Kreative dhe plot pasion. Me dashuri dhe përkushtim! Fëmijët e insititutit “Ramazan Kabashi”, (fëmijët me vështirësi në shikim) kanë përgatitur për ju punime shumëngjyrëshe, plot stil e ndjeshmëri. Piktura në telajo dhe punim me materiale të papërdorura më parë: gur lumi, dru, spango e metale, pasi arti nuk njeh limite.
“Dashuri përmes ngjyrave”ekspozita e inicuar nga organizata “LIBURNETIK” me mbështetje të Ministrisë së Kulturës do të çelet ditën e shtunë, në datë 27 maj ora 11:00 te Pazari i Ri. Fëmijët artistë ju mirëpresim në çdo kohë, të ndani me to mendime, eksperienca dhe pse jo të bëni ndonjë fotografi.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Share This:

Leave a Comment