Event në Shqipëri: “Transformimi i të rinjve në konfliktet Online & Offline”

Afati i aplikimit: 4 gusht 2015
Pjesmarrësit: individë të moshës 18-30 vjeë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia ose Zvicra
Eventi: 19-23 shtator 2015, Vaqarr, Shqipëri
Përshkrimi
East Project është një projekt i udhëhequr nga Këshilli Rinor Kombëtar i Zvicrës, me porosi të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Ky projekt ka qenë mbështetur të rinj nga Ballkani Perëndimor që nga viti 1991 dhe është aktualisht i përqëndruar në vendet që nuk janë pjesë e BE-së në rajon, dhe Moldavia. Takimi rajonal është i bazuar në qasjen e të rinjve ndaj çështjeve me të cilat përballen organizatat rinore dhe të gjejnë një zgjidhje së bashku.
Tema e këtij viti do të jetë “Transformimi i të rinjve në konfliktet Online & Offline”. Konfliktet kanë një fushë të gjerë dhe mund të ndikojnë tek të rinjtë në nivele të ndryshme: në nivelin personal, në nivel të organizatave të shoqërisë civile që ata janë të përfshirë dhe në nivelin e komunitetit. Në këtë takim rajonal, pjesëmarrësit do të forcojnë njohuritë e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë praktike në fushat e mëposhtme:
- Përballja me konfliktin;
- Kuptimi i konfliktit;
- Të punuarit me konfliktin;
- Analizimi i “fjalimeve të urryera” (hate speech).
Pranimet
Pjesëmarrësit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të propozohen nga një organizatë e të rinjve në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovins, Kosovë, Maqedoni, Moldavi, Mali të Zi, Serbi ose Zvicër;
- Të jenë midis moshës 18-30 vjeç;
- Të jenë të motivuar nga tema e eventit;
- Të jenë pjesë aktive në të gjithë takimin;
- Të jenë në gjendje të komunikojnë në mënyrë aktive në gjuhën angleze.
Kostot
Organizatorët do të mbulojnë shpenzimet e akomodimit dhe të ushqimeve. Shpenzimet e udhëtimit deri në 190 euro do të mbulohen.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, ju lutem, plotësoni formularin e aplikimit (5 faqe) dhe dërgoje me e-mail në adresën sophie.neuhaus@sajv.ch, me CC. të youth4perspektiva@gmail.com.