Euro Coop/ Praktikë 6-mujore e paguar në Departamentin e Komunikimit

Afati i aplikimit: 9 Tetor 2015
Pagesa: Minimumi i kompesimit 700 Euro (neto) në muaj
Përshkrimi
Euro Coop është zëri i tregtarëve bashkëpunues në Evropë. Ai sjell së bashku shoqatat kombëtare të konsumit në 19 vendet evropiane, të cilat përfaqësojnë 4500 kooperativa lokale / rajonale, duke punësuar 500,000 qytetarë në të gjithë Evropën, ku operojnë 36,000 dyqane, të cilat iu shërbejnë 32 milion konsumatorëve.
Sekretariati i Euro Coop në Bruksel përfaqëson interesat e anëtarëve të saj para institucioneve evropiane dhe lehtëson shkëmbimin ndër-anëtarësh midis shoqatave kombëtare.
Euro Coop ofron një përvojë pune 6-mujore brenda Komunikimit. Praktikanti i komunikimit menaxhon planin e komunikimit të Euro Coop në baza ditore dhe është në mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Menaxherit të Komunikimeve. Për më tepër, në koordinim me anëtarët e tjerë të ekipit të Euro Coop, praktikanti sigurohet që komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm të jenë të sakta dhe efektive. Detyrat kryesore të praktikantit të Komunikimit janë si më poshtë:
- Praktikanti do të ndihmojë në menaxhimin e mjeteve ekzistuese të komunikimit, dhe në faqe interneti të veçanta të dy shoqatave dhe newsletter-ave (një mujore, një tremujore);
- Praktikanti do të kontribuojë në përshkrimin e strategjisë së Komunikimit në të ardhmen e Euro Coop;
- Praktikanti do të ndërlidhet me punonjës të tjerë për të prodhuar përmbajtje të cilat shpërndahen më pas me anë të mjeteve ekzistuese të komunikimit;
- Praktikanti do të punojë ngushtë në baza ditore me Menaxherin Komunikimeve e një shoqate filiale – Cooperatives Europe.
Kriteret
Të gjithë aplikantët duhet të kenë aftësitë dhe eksperiencën e mëposhtme:
- Diplomë universitare minimumi 3 vjeçare në një fushë relevanete-një studim i avancuar universitar në Komunikime dhe/ose në Marrëdhënie Ndërkombëtare do të konsiderohet avantazh;
- Aftësi për të komunikuar qartë dhe në mënyrë konçize, veçanërisht në formën e shkruar;
- Aftësi të shkëlqyera në Anglisht, në të folur dhe shkruar-njohuri në gjuhë të tjera do jenë avantazh,në veçanti Frengjishtja;
- Eksperiencë në kryerjen e kërkimeve primare dhe dytësore me aftësi të mira në shkrimin e raporteve;
- Njohuri të funksionimit të Bashkimit Evropian;
- Njohje të rrjeteve sociale dhe krijim/menaxhim faqe interneti do të jetë avantazh;
- Aftësi për të punuar në ekipe të vogla, multi-kulturor;
- Zotërim të shkëlqyer të paketës Microsoft Office package; aftësitë për të përdorur programet e lidhura me dizanjin grafik do jenë avantazh
Kompesimi
Kompesimi minimal për këtë poziocion do të jetë 700 Euro (neto) në muaj.
Si të aplikoni?
Afati për aplikimet është 9 Tetori 2015. Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj si dhe një letër motivimi adresën e e-mailit: info@eurocoop.coop.
Letra e motivimit, duhet të përfshijë patjetër elementët e mëposhtëm:
- Motivimin tuaj për të aplikuar;
- Një shpjegim se si aftësitë tuaja (relevante) dhe përvoja përputhen me specifikimet e praktikës. Në shpjegimin e aftësive tuaja dhe përvojës, ju lutemi, përdorni shembuj relevant personale për të mbështetur rastin tuaj (maksimumi ½ faqe);
- Një specifikim se kur mund të filloni (datën më të parë).
Për më shumë informacione, ju lutemi klikoni në faqen zyrtare, duke klikuar në këtë LINK.