Erasmus+/ Trajnim për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Poloni
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknologjik Bialystok, Poloni.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Trajnim për stafin akademik (në Javën Ndërkombëtare të Trajnimit, 2 – 6 dhjetor 2019);
Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Fushat e studimit:
-Informatikë;
-Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor 140 Euro;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Afati i aplikimit: 1 Tetor 2019
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.