“Erasmus Club UT”/ Ftesë nga Universiteti i Tiranës

Universiteti i Tiranës ju fton të bëheni pjesë e “Erasmus Club UT”

“Erasmus Club UT” është krijuar për të qenë një urë lidhëse dhe informimi për studentët e Universitetit të Tiranës të interesuar për programin Erasmus+. Programi Erasmus+ është një program bursash shkëmbimi mes Universitetit të Tiranës dhe universiteteve partnere europiane.

“Erasmus Club” synon bashkëpunimin mes studentëve që kanë përfituar një bursë shkëmbimi në kuadër të Eramsus+, studentëve që aspirojnë të jenë pjesë e shkëmbimeve Erasmus+ në të ardhmen dhe studentëve që vijnë nga universitetet partnere për të kryer një periudhë shkëmbimi në Universitetin e Tiranës.

Universiteti i Tiranës administron aktualisht rreth 60 marrëveshje Erasmus+ KA1 në 22 vende të BE. Ky “Club” do të zhvillojë një sërë aktivitetesh studentore, aktivitete kulturore dhe informuese.

Je student që ke përfituar një Bursë Erasmus+?
Je student i interesuar për të aplikuar në programin Erasmus+?
Je student i interesuar për të qenë pjesë e këtyre aktiviteteve?
Je student Alumni dhe ke qenë pjesë e shkëmbimeve Erasmus +?

Për t’u regjistruar në “Erasmus Club UT” referohuni dhe plotësoni linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/…/1FAIpQLSdq-IT9xpFVVZoBG8…/viewform

Për më shumë info na kontaktoni në adresën erasmusclubut@unitir.edu.al

Leave a Comment