Erasmus +/ Bursa në Universitetin Valladolid, Spanjë

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020, në Universitetin Valladolid, Spanjë.

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

-Shkëmbimin e studentëve (1 semestër);

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor për studentët (850 Euro në muaj);

-Kostot e udhëtimit mbulohen nga Universiteti Valladolid (1 biletë vajtje-ardhje me destinacion universitet dërgues – universitet pritës)

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për dokumentat e aplikimit klikoni në këtë LINK.

Për të aplikuar klikoni në këtë LINK.

Për t’u njohur me fushat e studimit klikoni në këtë LINK.

Për më shumë informacione mbi mënyrën e aplikimit klikoni në këtë LINK.

Learning Agreement sipas modelit të Universitetit të Valladolid, i cili ndodhet në brendësi të aplikimit, duhet të firmoset në fillim nga Koordinatori në nivel fakulteti dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Afati i fundit i aplikimit: 20 Shtator 2019.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al.

Leave a Comment