Erasmus+/ Bursa në Universitetin e Zadarit, Kroaci
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Zadarit, në Kroaci për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– PhD;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (3 muaj);
– Master (3 muaj);
– PhD (3 muaj);
Fushat e studimit:
-Gjuhë e huaj;
Për informacion mbi katalogun e lëndëve që ofrohen nga Universiteti i Zadarit klikoni në këtë LINK.
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Afati i aplikimit: 21 Tetor 2019
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.