Erasmus +/ Bursa në Universitetin e Ekonomisë në Bratislavë

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Ekonomisë në Bratislavë për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (5 muaj);

– Master (5 muaj);

Fushat e studimit:

– Ekonomiks;

– Administrim Biznesi

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Ekonomisë në Bratislavë, në gjuhën angleze, klikoni në këtë LINK.

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Diplomë e nivelit Bachelor;

-Listë notash e nivelit Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash e nivelit Master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

-*Learning Agreement;

Afati i fundit i aplikimit: 15 tetor 2019

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment