Erasmus +/ Bursa në Universitetin e Bolonjës, Itali

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bolonjës, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (6 muaj);
– Master (6 muaj);

Fushat e studimit:

-Histori dhe Arkeologji;
-Filozofi dhe Etikë;
-Gjuhë e Huaj;
-Ekonomiks;
-Shkenca Politike;
-Psikologji;
-Sociologji;
-Gazetari;
-Kontabilitet;
-Financë-Bankë;
-Marketing;
-Administrim Biznes;
-Punë Sociale;
-Drejtësi;
-Biologji;
-Biokimi;
-Kimi;
-Fizikë;
-Matematikë;
-Statistikë;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit klikoni në këtë LINK.

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);
– Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);
– Letër motivimi (gjuhën Angleze/Italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit) – Dokumenti Learning Agreement*

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);
– Diplomë Bachelor;
– Listë notash Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);
– Listë notash Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze/Italiane);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit) – Dokumenti Learning Agreement*

Afati për aplikim: 21 Tetor 2019

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment