Energy Networking 4Innovation/ Event për mundësi bashkëpunimi, Sllovaki

Afati i aplikimit: 20 Nëntor 2016

Kush mund të aplikojë: kompani, universitete dhe kërkues (studiues) në fushën e energjisë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, të interesuar në ndarjen e ideve të reja për projekte dhe gjetje bashkëpunimesh

Eventi: 30 Nëntor 2016, Double Tree nga Hilton Hotel, Bratislavë, Sllovaki

Rreth eventit

Energy Networking 4Innovation është e organizuar si një event shoqërues i “Planit SET Plan 2016 – Central European Energy Conference X ” në Bratislavë në kuadër të presidencës së BE-së nga ana e Sllovakisë!

Qëllimi kryesor është gjetja e partnerëve më të përshtatshëm, përgatitja e takimeve më efikase dhe mbështetja në bashkëpunime ndërkombëtare. Ky event është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për t’u takuar me partnerët e mundshëm të bashkëpunimit. Njerëzit takohen dhe flasin me shpejtësi të lartë. 20 minuta janë zakonisht të mjaftueshme për të ndërtuar “network”, në atë moment bie zilja dhe biseda qarkullon nga njëri te tjetri.

Temat kryesore:

Smart energy & Energy efficiency;

Renewable energy;

R&D, Policy making, Governance and Energy.

Kriteret

Kompani, universitete dhe hulumtues në fushën e energjisë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë;

Të interesuar në ndarjen e ideve të reja të projektit dhe gjetjen e bashkëpunimit brenda thirrjeve të ardhshme në Horizon 2020;

Të interesuar në gjetjen e partnerëve të rinj të biznesit, në konsulta me ekspertë për ide projektesh.

Pse të merrni pjesë?

Për të gjetur partnerë të rinj të biznesit dhe inovacionit;

Për të lehtësuar konfigurimin e projektit Horizon 2020;

Për të paraqitur, dikutuar dhe zhvilluar ide të reja të projektit në nivel ndërkombëtar;

Për të iniciuar kontakte ndërkufitare.

Kostot

Networking4Innovation është i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të projektit Danube-INCO.net. Eventi është i bashkëorganizuar nga Rrjeti Evropian i Sipërmarrjes, rrjeti më i madh i Evropës për ndërkombëtarizimin dhe inovacionin e SME-ve dhe mbështetur nga 2020 projekti C-Energy 2020, financuar nga Horizon 2020. Çdo gjë falas!

Si të aplikoni?

Për të marrë pjesë në këtë event ju duhet të regjistroheni në internet në këtë LINK dhe të paraqitni profilin tuaj të bashkëpunimi. Në profilin tuaj ju mund të deklaroni se çfarë teknologjie / produkti / ekspertize jeni duke ofruar, çfarë lloj bashkëpunimi jeni duke kërkuar dhe cilat ide do të donit të diskutonit me partnerët e mundshëm.

Regjistrimi është i hapur nga 29 Marsi deri në 20 Nëntor 2016.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

Leave a Comment