“Ekonomia Manaxheriale”/ Kurs online falas nga Instituti Indian i Manaxhimit

Instituti Indian i Manaxhimit, Bangalore është duke ofruar një kurs të hapur në internet për “Hyrje në Ekonominë Manaxheriale. Për të ndjekur këtë kurs, aplikantët duhet të kenë njohuri elementare në algjebër (klasa 10, shkolla e mesme) algjebër.

Në këtë kurs 6-javore, aplikantët do të mësojnë se si punojnë tregjet; furnizimi, kërkesa dhe ekuilibri i tregut. Kursi do të fillojë më 30 qershor 2016

Gjatësia: 6 javë, 5-6 orë/javë

Lënda: Biznes & Manaxhim

Instituti: Instituti Indian i Manaxhimit dhe edX

Çmimi: Falas

Mundësia për çertifikatë: Po, për të marrë një çertifikatë, do të duhet të paguani çmimin ekstra prej  $25

Fillimi i kursit: 30 Qershor 2016

Rreth kursit

Një manaxher i suksesshëm merr vendime të mira. Për të marrë vendime të mira, ju duhet të kuptoni forcat e tregut që ndikojnë biznesin tuaj dhe jetën personale. Kjo është e vërtetë për menaxherët e bizneseveë shumëkombëshe të mëdha apo bizneset e vogla, të organizatave jofitimprurëse ose në qeveri. Individët dhe familjet gjithashtu marrin vendime.

Ata vendosin se çfarë të mësojnë, ku të punojnë, sa të kursejnë, ku të investojnë, dhe çfarë të mirash materiale të blejnë, ndër të tjera. Shumica e shoqërive moderne varen nga tregjet për të organizuar veprimtaritë ekonomike: ato janë ekonomitë e tregut. Një numër i madh i vendimeve që ju merrni si individ ose si menaxherë lidhen me tregjet. Kështu që është e rëndësishme për ju të dini se si funksionojnë tregjet dhe si të merrni vendime të mira si një menaxher, ose si një individ që operon në një mjedis të tregut. Kjo është ajo që ky kurs do t’ju mësojë.

Për t’u regjistruar në kurs, klikoni këtë LINK

Leave a Comment