Dy vende të lira pune në Tiranë

Loading...

Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike”. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

Specialist në Sektorin e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbledhjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Statistikave Rajonale, në Institutin e Statistikave – Kategoria: IV-b

Afati i aplikimit: 2 Qershor 2017

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

– Përgjigjet për realizimin e aktiviteteve në përputhje me objektivat e sektorit në kuadër të planit të statistikave zyrtare;
– Siguron planifikimin dhe funksionimin e procesit të mbledhjes së të dhënave nëpërmejt përdorimit të procedurave dhe instrumenteve të mbledhjes së të dhënave;
– Menaxhon komponentët organizative, adiminitrative dhe monitoron procesin në bzë të përmbajtjes së informacionit të kërkuar dhe kohës në dispozicion referuar prodhimit statistikor;
– Zbaton aktivitetet statistikore (mbledhje e të dhënave, planifikimi, organizimi dhe trajnimi i prsonelit mbështetës me kontratë, kontribuon në publikimin e statistikave rajonale) në kuadër të Programit të Statistikave Zyrtare dhe planit vjetor të aktiviteteteve.

1 LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor” në Shkenca Ekonomike.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër:
1- Do të bëhet online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijimësi udhëzimet online në linkun më poshtë:

http://hrm.gov.al/Regjistrohu.aspx

2- Në përfundim të aplikimit online, dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen pranë institucionit që ka pozicionin vakant për të cilin ju aplikoni.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Loading...

Leave a Comment