Dy mundësi punësimi nga BKTF për projektin “Të rinj me një zë”

BKTF ne Kuader te Projektit “Young With a Voice” hap thirrjen per Gazetare dhe Fotograf.
Kandidatët duhet të kenë aftësi të shkëlqyera në shkrimin e historive me një gjuhë të thjeshtë për audiencën ( shqip dhe anglisht).
Afati i aplikimit me 27 Prill 2016,
Për informacion më të plotë dhe të detajuar lexoni Tor duke klikuar në këtë LINK
*Krijimi i BKTF – Kontekst i Përgjithshëm
Në vijim të konferencës së parë ndër-ministrore ku zyrtarët e qeverisë njohën publikisht fenomenin e trafikimit të fëmijëve në Shqipëri, OJF-te anetare vendosen të krijojnë një koalicion me të njejtin emër me atë të konferencës: “Bashkë Kundër Trafikimit të Fëmijëve”.
Që prej Nëntorit 2001, OJF-të dhe agjensitë punuan mbi statutin e koalicionit. Përpjekjet e bëra nga strukturat e përmendura më sipër u plotësuan më tej me themelimin e koalicionit më 2 Shtator 2002.
Koalicioni u regjistrua plotësisht legalisht dhe u njoh zyrtarisht nga autoritetet Shqiptare më 19 Shkurt 2003, në Gjykatën e Rrethit Tiranë, Vendim Nr. 535.
Faqja zyrtare: www.bktfcoalition.org