Disa mënyra si të qëndroni të motivuar

Si u ndjetë kur u zgjuat këtë mëngjes?

Ndoshta ju keni qenë të lodhur, apo ndoshta edhe i trishtuar. Ndonjëherë jeta mund të jetë e vështirë, por nqs gjen mënyrat e duhura për tu zgjuar siç duhet në mëngjes gjërat mund të duken më të thjeshta.

1. Bëni një listë dëgjimi të këngëve të bukura

Bëni një listë dëgjimi të këngëve që ju frymëzojnë kështu që mund ti dëgjoni në mëngjes kur të jeni duke u përgatitur. Jo vetëm do ta bëjë rutinën tuaj mëngjesore më shumë argëtuese, por do të merrni motivim për të qëndruar pozitiv në vazhdimin e ditës.

2. Merrni kohë për të vlerësuar arritjet tuaja
Kjo duket si diçka e lehtë, por ka shumë njerëz që nuk ndalen për të vlerësuar se sa kanë përparuar në jetë falë aftësive të tyre. Ndihuni krenar për atë që keni bërë pasi është një ndjenjë e madhe, dhe ju e meritoni atë!

Në qoftë se ju ndiheni krenar për atë që keni bërë, ju do të ndiheni të motivuar çdo ditë kur të zgjoheni.

3. Bëni një kolazh fotosh apo citatesh pranë shtratit
Foto të prera ose të shtypura e çdo gjë që ju frymëzon-citate, imazhe, njerëz, çdo gjë. Bëni një kolazh, të vogël apo të madh, dhe vendoseni atë pranë shtratit tuaj. Në këtë mënyrë, do të zgjoheni duke kërkuar frymëzimin tuaj dhe do jetë motivimi gjëja e parë që do “të shikoni” në mengjes.

4. Mbani një ditar
Mbani një ditar të përditshēm që ju mund të shkruani në të paktën dy herë në ditë. Mbajeni atë pranë shtratit tuaj (ndoshta në krah të kolazhit tuaj për motivimin dyfishtë) Kështu që ju mund të shkruani në lidhje me atë që realizuat atë ditë para se të shkoni në shtrat, apo vetëm mendimet e përgjithshme që kanë lidhje me qëllimin tuajdhe mund ti vini qëllim vetes ta përmbushni qëllimin sa më shpejt.

5. Mendoni pozitivisht
Mënyra më e shpejtë për të shkëputur veten nga motivimi është që të keni mendime negative. Të menduarit pozitivisht është e fuqishme dhe është thelbësore që të zgjoheni të motivuar çdo ditë. Mos lejoni veten të jetë pengesa juaj më e madhe, por luftoni që ajo të jetë aleati juaj kështu që ju mund të qëndroni të fokusuar në detyrë.

Burimi i informacionit How to stay motivated

Leave a Comment