Disa mënyra si të qëndroni të motivuar

Të qëndrosh i motivuar në shumë raste mund të bëhet e vështirë dhe kjo nuk na ndihmon aspak në organizimin e ditës si dhe me të qënurit produktiv gjatë orarit të punës. Më poshtë keni pesë mënyra për ti provuar për motivimin tuaj.

1. Fillojeni ditën me diçka pozitive

Nuk keni përse të ngriheni me nxitim nga shtrati dhe të deklaroni se jeni të lumtur që po ngriheni aq herët, por edhe ta filloni ditën me negativitet gjithashtu nuk mund t’ju ndihmojë. Nuk do të mundeni asnjëherë të motivoheni nëse gjithçka që doni të bëni është që të ankoheni për atë që nuk doni të bëni, nuk doni të bëni ushtrime, ose të shkoni në punë, apo të hani një mëngjes të shëndetshëm.Ta filloni ditën me pozitivitet do të thotë të keni mendime dhe imazhe pozitive, që nga minuti kur zgjoheni.

2. Vishuni në mëngjes

E keni dëgjuar shprehjen “përgatituni për sukses” më shumë se një herë. Problemi është që, sidomos kur punoni në shtëpi, nuk duhet të përgatiteni për sukses vetëm nëse largoheni nga shtëpia. Edhe nëse nuk vishni dot një kostum pune në shtëpi, të paktën hiqni veshjet e gjumit. Është shumë e vështirë që të jeni të motivuar për punë kur jeni të veshur si për gjumë.

3. Shoqërohuni me njerëz pozitiv

Nëse doni të përmirësoni motivimin tuaj, shoqërohuni vetëm me njerëz pozitiv. Është shumë më e thjeshtë që të motivoheni dhe të mbaroni shumë punë kur jeni në shoqëri të këtyre njerëzve.Energjia pozitive është ngjitëse.

4. Organizohuni

Krijoni një listë ku të përfshini të gjitha gjërat që kanë nevojë për organizim në jetën tuaj. Këtu mund të përfshini studimet apo çfarëdo lloj aktiviteti tjetër.

Nëse gjërat i keni të organizuara, e keni më të lehtë për t’i ndryshuar.

 

Share This:

Leave a Comment