Dëshironi të vlerësoni një mësues? Nominojeni për të fituar 1 Milion $

Afati: 10 Tetor, 2015
Njihni ndonjë mësues të aftë, i cili meriton të shpërblehet? Jeni një mësues që mendoni se puna juaj meriton të vlerësohet? Nominimet tashmë janë hapur për Çmimin Ndërkombëtar të Mësuesit. Ai është një çmim vjetor prej 1 milion $ dhe i jepet një mësuesi që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në profesion
Çmimi – ekuivalent i një “Çmimi Nobel ‘- operon nën mbikëqyrjen e Lartësisë së Tij Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Zëvendës President i Emirateve të Bashkuara Arabe, Kryeministër i Dubait. Çmimi thekson rëndësinë e profesionit të mësimdhënies dhe simbolizon faktin që mësuesit në të gjithë botën meritojnë të njihen dhe nderohen.
Kriteret
Çmimi është i hapur për mësuesit që aktualisht punojnë, të cilët iu japin mësim fëmijëve që janë në shkollë të detyrueshme, ose janë në ndërmjet moshës pesë dhe tetëmbëdhjetë vjeç. Mësuesit që vazhdojnë të japin mësim, madje edhe me kohë të pjesshme mundet gjithashtu të marrin pjesë në konkurim, siç janë mësuesit e kurseve online. Çmimi është i hapur për mësimdhënësit në çdo lloj shkolle dhe, në bazë të ligjeve vendore, në çdo vend në botë.
Ju lutemi shikoni kriteret e jurisë për më shumë detaje.
Përfitimet
- Fitoni Çmimin Ndërkombëtar të Mësuesit dhe merrni një çmim prej 1 milion $
- Njohje kombëtare dhe ndërkombëtare të arritjeve tuaja
- Ftesë për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Edukimit dhe Aftësive 2016 në Dubai, si një nga 10 finalistët.
Si të aplikoni?
Ju mund të nominoni veten tuaj nëse jeni mësues ose dikë tjetër në këtë profesion
Për më shumë informacion, vizitoni Global Teacher Prize ose drejtohuni me një e-mail: info@globalteacherprize.org