“Culture Corps” – Thirrje e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

Thirrje e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

Culture Corps është iniciativa më e re e AADF, që ka për qëllim të forcojë sektorin kulturor dhe të pasurojë atë me qasje inovatore, përmes fuqisë së krijimtarisë. Me synimin për të krijuar një mendësi të re, duke u dhënë aktorëve lokalë në fushën e kulturës mjetet për të udhëhequr ndryshimin në komunitetet e tyre, projekti do t’i ofrojë gjeneratës së re të liderëve në fushën e kulturës mundesinë të përfitojnë dije, aftësi dhe kontakte që do ti ndihmojnë ata të nisin sipërmarjet e tyre kulturore.

Kjo thirrje është e hapur për të gjithë profesionistët e rinj të kulturës në Shqipëri, të cilat dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre të sipërmarrjes, njohuritë dhe rrjetin në mënyrë që të fillojnë sipërmarrje krijuese në sektorin e kulturës.

Rreth projektit

Culture Corps është iniciativa më e re e AADF, që ka për qëllim të forcojë sektorin kulturor dhe të pasurojë atë me qasje inovatore, përmes fuqisë së krijimtarisë. Me synimin për të krijuar një mendësi të re, duke u dhënë aktorëve lokalë në fushën e kulturës mjetet për të udhëhequr ndryshimin në komunitetet e tyre, projekti do t’i ofrojë gjeneratës së re të liderëve në fushën e kulturës mundesinë të përfitojnë dije, aftësi dhe kontakte që do ti ndihmojnë ata të nisin sipërmarjet e tyre kulturore.

AADF do t’iu ofrojë artistëve të rinj, menaxherëve, arkitektëve, planifikuesve urbanë dhe sipërmarrësve të tjerë krijues mundësinë për të marrë pjesë në Forumin Global të Salzburgut për Inovatorët e Rinj të Kulturës.

Rreth YCI

Salzburg Global Forum for Young Cultural Innovators  (YCI) është një projekt 10 vjeçar lançuar nga seminari Salzburg Global për të angazhuar 50 nga inovatorët e rinj kulturor më dinamike në botë çdo vit. Këto krijues bashkohen në Salzburg për 10 “culture hubs” në 6 rajone të botës për të patur një mundësi në zhvillimin e vizionit, aftësitë sipërmarrëse, si dhe rrjetet globale të nevojshme për të çuar përpara organizatat e tyre, kauzat dhe komunitetet.

Forumi gjithashtu inkurajon bashkëpunimin inter-hub për të vazhduar shkëmbimin ndër-kulturor dhe të mësuarit, krijimin e platformave dinamike të angazhimit, dhe për të siguruar zhvillimin inovativ dhe mbështetje. YCI është një sesion një-javor që përfshin trajnim intensive ‘face-to-face’, shkëmbimi eksperiencash botërore, dhe rrjete profesionale.

Klikoni KËTU për të shkarkuar formularin e aplikimit

Për të kompletuar procesin e aplikimit, ju lutemi përfshini CV dhe një deklaratë personale. Të gjitha dokumentat duhet të dorëzohen në gjuhën angleze.

Afati për aplikim është 20 Qershori 2016.

Leave a Comment