Bursë studimore për gazetarë

Afati i aplikimit: 17 Qershor 2017
Kush mund të aplikojë: gazetarë të çdo specializimi
Çfarë mbulon bursa: Shpenzimet e udhëtimit (Përfshirë këtu udhëtim ajror në klasë ekonomike) dhe një pagesë modeste jetese

Instituti Reuters po ofron bursat për Gazetarët e lajmeve dixhitale Google në ndjekje të programit të hulumtimit tre, gjashtë ose nëntë muaj. Instituti ofron mjedise moderne arsimore dhe kërkimore  që do t’u mundësojë studentëve të përballen me sfidat aktuale dhe të fokusohen në njohuritë si forcë lëvizëse për zhvillim.

Kriteret e aplikimit:

Aplikantët duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune si gazetar në çdo specializim. Në raste të rralla, mund të aplikojnë në qoftë se ata do të kenë përvojë më pak se pesë vjet në gazetari, por duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë nivel të barasvlershëm ekspertize.
Ata duhet të kenë një nivel të gjuhës angleze që i lejon ata të marrin pjesë plotësisht në program dhe të shkruajnë një letër hulumtimi të cilësisë së nevojshme për publikim.
Do tu jepet prioritet nëse projekti hulumtues është brenda Zonave të fokusit të Institutit Reuters për Studimin e  gazetarisë.

Çfarë përfshin bursa:

Bursa mund të përfshijë shpenzimet e udhëtimit dhe një ndihmë modeste jetese.

Si të aplikoni?

Mënyra e aplikimit është online dhe mund të bëhet këtu. Më poshtë është një listë e materialeve që aplikantëve do tu duhen për të përfunduar aplikimin:

Një curriculum vitae të plotë (CV);
Një deklaratë personale përshkruese;
Një deklaratë deri në 1000 fjalë ku keni të shpjeguar projektin tuaj të hulumtimit të propozuar;
Një referencë nga punëdhënësi juaj, ku mbështet kërkesën tuaj dhe ju jep leje nga puna;
Një referencë e dytë profesionale (psh ish punëdhënësi);
Një mostër e punës tuaj.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Share This:

Leave a Comment