Bursë studimi në Hollandë

Bursa ‘Mendje Kreative’ nga Akademia për Industrinë kreative është në dispozicion për vitin akademik 2019-2020. Qëllimi i bursës është të mbështesë të rinjtë kreativë gjatë periudhës së studimit në Akademinë për Industrinë kreative.

Fontys Hogescholen (Universiteti i Shkencave të Aplikuara Fontys) është një nga universitetet më të mëdha hollandeze, me kampuse që ndodhen kryesisht në jug të Hollandës. Në Fontys, ndërkombëtarizimi është një çështje kyçe. Ne ofrojmë arsimim në gjuhën angleze për studentët e huaj që dëshirojnë të ndjekin programin e plotë dhe / ose studentëve të huaj që na vizitojnë si studentë shkëmbimi. Cilësia është elementi kryesor i vizionit të Fontys.

Bursa është në dispozicion për të ndjekur programin universitar  të Bachelorit. Bursa jepet për student të interesuar në fushën e Arteve dhe Shkencave humane, Administrim dhe menaxhim biznesi. Vlera e bursës arrin në 3,000 euro.

Mund të aplikojnë të interesuarit nga vendet që nuk janë anëtare të zonës evropiane të ekonomisë. Kështu ndër shtetet e tjera mund të aplikojnë të personat nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi.

Kriteret:

  • Nuk keni një diplomë nga një institucion arsimor në Hollandë
  • Duhet të regjistroheni si student i rregullt për një nga programet studimore të Akademisë për Industrinë kreative
  • Ju mund të tregoni se keni një fokus dhe mendje krijuese

Gjuha: Aplikatëtë, të cilët nuk kanë si gjuhë të parë anglishten, duhet të dërgojnë një dëshmi të aftësisë në të folur dhe shkruar të gjuhës angleze në nivelin e kërkuar nga Universiteti.

Procedura e aplikimit: Për të aplikuar, dërgoni aplikimin tuaj të plotë në adresën : aciinternational-at-fontys.nl duke përfshirë një letër motivimi, CV, notat e shkollës dhe demostrimin e aftësisë suaj kreative.

Për më shumë informacione klikoni KËTU.

Leave a Comment