Bursë shkollimi “Lider Global” në Amerikë

Afati i aplikimit: 15 Dhjetor 2015

Kush mund të aplikojë?

Studentë ndërkombëtar

Universiteti Amerikan po akordon një bursë për Lider Global, për të cilën mund të aplikojnë studentët ndërkombëtar. Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme. Bursa AU EGL mbulon të gjitha shpenzimet e universitetit (shkollim të plotë, dhomë dhe bord) për një student ndërkombëtar të cilit do t’i duhet një vizë (e preferueshme një vizë F-1 ose J-1), për të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Bursa është e rinovueshme për një total prej katër viteve të studimit universitar, bazuar në performancën e vazhdueshme të kënaqshme akademike.

Kriteret:

Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme. Ju nuk mund të jeni regjistruar aktualisht ose të keni filluar studimet në një universitet tjetër.

Aplikantët më të suksesshëm do të konsiderohen ata që plotësojnë këto kritere:

  • Një minimum prej 3.8 GPA ose të jeni në 10% më të mirë të të diplomuarve për periudhën nga klasa e 9-të deri në të 12-ën.
  • Angazhim për të demonstruar lidership, vullnetarizëm, shërbimit në komunitet
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shkrimi në gjuhën Anglisht, me një minimum 95 TOEFL iBT, 7.0 IELTS

 

Procesi i aplikimit:

Aplikimet duhet të paraqiten në internet. Nëse po aplikoni përmes një prej programeve të mëposhtme të mbështetura nga EducationUSA, ju lutemi të siguroni një letër nga këshilltari në qendrën tuaj EducationUSA për të konfirmuar aplikimin tuaj .

Formulari i aplikimit

Për të tjera informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare

Leave a Comment