Bursë qëndrimi për Projekte kërkimore në Muzeun e Mynihut

Afati i aplikimit: 16 tetor 2015
Përshkrimi
Muzeu Deutsches në Mynih ka disa bursa tërheqëse për t’i ofruar kërkuesve të interesuar për të punuar për 6 ose 12 muaj në projekte që përfshijnë the museum´s vast and heterogeneous collections. Programi i bursave është ndërkombëtar dhe ndërdisiplinor i. Aplikantët janë të ftuar të bazojnë projektet e tyre në koleksionet e Muzeut Deutsches dhe të bashkëpunojnë ngushtë me stafin e muzeut kur te formulojne propozimet e tyre kërkimore. Mirëpriten projekte kërkimore që përfshijnë qasje inovative për artefakte. Gjatë qëndrimit të tyre, përfituesit e bursës do të kenë kontakte të përditshme me kuratoret e museut, arkivistët dhe bibliotekarët, si dhe anëtarët e Qendrës se Mynihut për Historinë e Shkencës dhe Teknologjisë.
Ata që do të fitojnë bursen do të kenë vendin e tyre të punës me një kompjuter dhe telefon, dhe mundësinë për të banuar përkohësisht në apartamente të subvencionuara të kompleksit të muzeut për aq sa ato janë në dispozicion. Ata do të paraqesin projektet e tyre kërkimore para kolegëve në fillim të qëndrimit të tyre dhe do të pritet të marrin pjesë rregullisht në muze, eventet dhe workshopet që organizohen.
Kriteret
Kushdo ka të drejtën e aplikimit, me kusht që ato kenë të paktën një diplomë universitare. Nuk ka kufizime në lidhje me kombësinë.
Bursa
Përfitimi varet nga lloji i bursave.
- Bursa Para-Doktorature: 7.500 euro (gjashtë muaj) / 15,000 euro (viti i plotë);
- Bursa Post-Doktorature: 15,000 euro (gjashtë muaj) / 30,000 euro (viti i plotë).
Si të aplikoni?
Afati i fundit për aplikim është 16 tetor 2015. Për të aplikuar ju lutem dërgoni aplikimet, duke përfshirë
- Formularin e perfunduar të aplikimit;
- CV;
- Përshkrimin e projektit (3 deri në 5 faqe);
- Dy referenca konfidenciale
në adresën e mëposhtme:
Andrea Walther
Coordinator of the Research Institute
Deutsches Museum
80306 Munich
Tel.: 00 49 (0) 89 2179-280
Fax: 00 49 (0) 89 2179-239
E-Mail: a.walther@deutsches-museum.de
Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.