Bursë/ Program shkëmbimi për studime universitare

CEEPUS është Program i Shkëmbimit të Europës Qëndrore për Studime Universitare. CEEPUS ofron bursat e shkëmbimit për mobilitete, qëndrime afatshkurtra, aktivitete mësimore, shkolla verore dhe programe të tjera afatshkurtra.

Objektivat kryesore janë: Fokusimi në programet e përbashkëta të doktoraturës dhe nxitja e bashkëpunimit në kuadrin e EUSDR.

Vendet anëtare janë: Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Republika Sllovake, Sllovenia dhe Kosova.

Ka tre lloje të mobilitetit të studentëve në programin CEEPUS III:
• Mobiliteti për studentët që kanë përfunduar të paktën dy semestra në institucionin e tyre. Minimumi i qëndrimit është tre muaj.
• Mobiliteti afatshkurtër për studentët që punojnë në tezën e tyre (periudhë më e shkurtër se tre muaj)
• Mobilitet afatshkurtër- si pjesëmarrje në shkollat verore deri në gjashtë ditë.
Baza ligjore për CEEPUS është një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar nga shtetet anëtare dhe e hapur për anëtarësim.
Organi më i lartë i vendimarrjes CEEPUS është Komiteti i Përbashkët i Ministrave që mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet strategjike. Koordinimi, vlerësimi, zhvillimi i programit dhe reklamimi janë detyrat kryesore të Zyrës Qëndrore CEEPUS. Secili vend ka një zyrë kombëtare CEEPUS përgjegjëse për zbatimin kombëtar.
Kjo marrëveshje është ratifikuar me Ligjin nr.25/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve Universitare në Europën Qëndrore (CEEPUS III)” dhe gjithashtu mbështetet në Udhëzimin nr.4 datë 16.02.2018 të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për zbatimin e programit të shkëmbimit të studimeve Universitare në Europën Qëndrore CEEPUS III në Republikën e Shqipërisë”.

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment