Bursë për Doktoraturë në Psikologji nga Universiteti i Oslos

Afati: 10 Gusht 2015
E vlefshme për: studentë  ndërkombëtar dhe norvegjez me Master
Bursa: Pagesë NOK 430,500 – 483,700 në vit (EUR 48,228-54,188)

 Përshkrimi

Universiteti i Oslos (UIO) është institucioni më i madh i Norvegjisë në kërkim dhe edukim me 28 000 studentë dhe 7000 të punësuar. Gama e gjerë e disiplinave akademike dhe komuniteteve me famë ndërkombëtare të hulumtimit të UIO, janë një kontribues i rëndësishëm për shoqërinë. Pozicioni i doktoraturës është i lidhur me grupin kërkimor në Psikologjinë e Punës dhe Organizative. Hulumtimi  në këtë grup mbulon fusha të tilla si klimën organizative dhe mjedisin e punës, ndryshimet organizative, efektivitetin e ekipit, marrëdhëniet e punës, kërkime  e human-technology-organization dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore.

 

Grupet kërkimore synojnë që të botojnë në revista ndërkombëtare, por gjithashtu publikon studimet që pasqyrojnë traditën norvegjeze në punë dhe psikologjinë organizative. Doktoratura do të zgjasë për një periudhë prej katër vitesh me 75% të kohës kërkime dhe 25% mësimdhënie.

Kjo periudhë mund të zvogëlohet nëse kandidati ka qenë më parë i punësuar në një pozicion kërkimor  në grup. Kandidatët e suksesshëm do të pranohen në programin e trajnimit kërkimor në Fakultetin e Shkencave Sociale, kur të emërohen në pozicion.

Kërkesat për aplikantët

  • Aplikantët e suksesshëm duhet të posedojë diplomë Master në Psikologji ose ekuivalente, me një specializim në “Work and Organizational Psychology”, ose në fusha të ngjashme,
  • Aplikantët me pikë A ose B në notat ECTS të tezës së Masterit
  • Kandidati është në gjendje për të dokumentuar njohuritë ndërkombtarisht për Psikologjinë e Punës dhe Organizative;
  • Kandidati duhet të ketë njohuri të mira në Anglishten shkencore, në të folur dhe në të shkruar.

 

Si të aplikoni?

Që të aplikoni ju duhet të regjistroheni në sistemit elektronik të rekrutimit EasyCruit dhe të bashkëngjitsi dokumentet e mëposhtme:

  • Letër Motivimi;
  • Një projekt propozim për studimet në PhD me një argumentim shkencor, me afata dhe buxhet (5-10 faqe);
  • Një marrëveshje mbikëqyrëse me një Profesor apo Profesor të asociuar në Departament;
  • CV;
  • Kopje të çertifikatave arsimore;
  • Listë publikimesh;
  • Projekti i propozuar duhet të jetë i realizueshëm brenda katër viteve të punësimit dhe kostot e projekteve vjetore nuk duhet të tejkalojë NOK 20.000, përveçse nëse kërkuesi mund të aprovojë fonde nga burime të tjera.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare

Leave a Comment