Bursë masteri në Itali

Afati i aplikimit : 24 Korrik 2018
Kush mund të aplikojë: Studentë nga vendet e BE-së dhe jashtë BE-së
Bursa: vlera e bursës varion afërsisht nga 3.800 në 4.800 EUR (duke përfshirë shërbimet në restorant dhe akomodimin)
Përshkrimi
Programi Master në Inxhinierinë e Internetit dhe Multimedias të Universitetit të Gjenovës ofron arsim të avancuar mbi sinjalin, imazhin dhe përpunimin e videos, rrjetëzimin dhe telematikën, sigurinë kibernetike, sistemet e lëvizshme dhe fikse të komunikimit dhe elektromagnetizmin e aplikuar.
Universiteti ndërton profesionistë të nivelit të lartë të TIK në Internet, Multimedia dhe Telekomunikacion, me vizion dhe njohuri mbi evolucionin aktual të teknologjisë dhe të gatshëm për t’u përballur me sfidat e fushës.
Programi ka një kohëzgjatje 2-vjeçare, përfshin 120 ECTS dhe përfundon me mbrojtjen e tezës së masterit. Klasat fillojnë në gjysmën e dytë të shtatorit.
Kriteret
- Aplikantët duhet të kenë një diplomë Bachelor (ose ekuivalente)
- Kriteret e testeve [SAT, GRE, GMAT];
- Kriteret e gjuhës angleze: RekomandohetCEFR Niveli B2 [TOEFL/IELTS], por nuk është një kriter strikt pranimi
Për të aplikuar dhe për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK