Bursë kërkimore nga UNESCO dhe Polonia

Janë hapur aplikimet për Programin e Kërkimeve të bashkëfinancuar nga UNESCO/POLONI. Bursat do të jepen për të kryer një program individual kërkimor në fushën e Shkencës, Teknologjisë dhe Inxhinierisë. Këto bursa ofrohem me qëllim nxitjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore në vendet në zhvillim dhe në rritjen e mirëkuptimit ndërkombëtar dhe miqësisë midis kombeve dhe popullit të Polonisë.

Që nga krijimi i tij misioni i UNESCO-s ka qenë për të kontribuar në ndërtimin e paqes, zhdukjes së varfërisë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe dialogut ndërkulturor, me edukimin si një prej aktiviteteve kryesore të saj për të arritur këtë qëllim.

Bursa

Lehtësirat e ofruara nga Autoritetet polake

  • Tarifë falas dhe akses në lehtësirat e universitetit bazuar në rregullat lokale
  • Akomodimin në Kampusin e Studentëve AGH UST organizuar për përfituesit nga Drejtoria e UNESCO AGH
  • Pagesë mujore prej1350 PLN (1 USD = përafërsisht 3.9 PLN). Kështu, të gjitha shpenzimet e jetesës dhe akomodimit në Poloni duhet të mbulohen nga vetë përfituesit me këtë tarifë dhe;
  • Një pagesë e veçantë prej 1350 PLN për t’u paguar pas mbërritjes në Poloni, kjo shumë do të mbulojë aktivitete të ndryshme që lidhen me qëndrimin tuaj në Krakov, të tilla si një kontroll mjekësor i detyrueshëm (në pajtim me rregulloret e brendshme për të studentët) ; vizitat kulturore, historike dhe/ose turistike vizita, konferenca, workshope, dhe seminare në lidhje me studimet tuaja.
  • Nuk ka mbështetje financiare për anëtarë të familjes.

Lehtësirat e oftuara nga UNESCO

  • Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit ndërkombëtar: (nga ana e rrugës më të shkurtër, ekonomike) nga vendi i përfituesit për dhe nga Polonia do të mbulohen nga UNESCO në bazë të Programit të saj
  • Sigurim shëndetësor për përfituesit e bursës

Kriteret

Për të qenë të vlefshëm në aplikim, kandidatët duhet të:

  • Të kenë një diplomë Bachelor dhe Master Shkencor;
  • Aftësi në lexim dhe shkrim në gjuhën Anglisht;
  • Të jenë shtetas të Afrikës, Azisë dhe Paqësorit, Evropës, Amerikës Latine dhe Karaibeve.

Afati i aplikimit: 30 Prill 2016

Për të tjera informacione, lidhur me programin dhe hapat e aplikimit, ju lutemi klikoni në faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

 

Leave a Comment