Bursë hollandeze 5000 Euro për studimet Bachelor dhe Master

Vendi: Hollandë

Ftohen aplikime për Bursën Hollandeze për student ndërkombëtarë nga kandidatë që nuk bëjnë pjesë në Zonën Ekonomike Europiane (EEA),  Shqipëria nuk bën pjesë. Bursa ofrohet për ndjekjen e programeve Bachelor dhe Master në një nga institucionet e arsimit të lartë hollandeze. Bursa në fjalë ka vlerën prej 5000 Euro. Studentët do t’a përfitojnë në vitin e parë të studimeve të tyre.

Afati i aplikimit: 1 Shkurt, 2016 ose 1 Maj 2016

Kriteret:

  • Kombësia juaj nuk është e një vendi EEA.
  • Jeni duke aplikuar për të marrë pjesë në një nga programet Bachelor dhe Master me kohë të plotë në një nga institucionet e arsimit të lartë në Hollandë.
  • Plotësoni kriteret e pranimit të institucionit që keni zgjedhur.
  • Nuk keni studiuar më parë në një nga institucionet e arsimit në Hollandë.

Vlera e Bursës:

Vlera e bursës është 5000 Euro. Studentët do t’a përfitojnë në vitin e parë të studimeve të tyre.

Për më shumë infornacione, ju lutemi shkarkoni broshurën informuese në këtë LINK.

Ndërkohë mund të vizitoni faqen zyrtare.

Leave a Comment