Bursë e plotë për studimet Master në Itali

Afati i aplikimit: 31 Maj 2018
Kush mund të aplikojë: studentë ndërkombëtarë
Bursa: mbulon 100% të tarifës, equivalente me 14,000 Euro

Përshkrimi

Shkolla e Biznesit LUISS ka hapur aplikimet për bursa për Master në Menaxhimin e Riskut dhe Sigurimit duke filluar nga 24 shtatori 2018. Studentët ndërkombëtarë kanë të drejtë të aplikojnë për këtë program bursash. Kjo bursë financohet nga MAG-JLT Group për një grup të përzgjedhur të kandidatëve aplikantë.

Shkolla e Biznesit LUISS zhvillon dhe promovon studime në fusha të ndryshme, duke ruajtur një fokus të veçantë në Strategjinë dhe Ristrukturimin e Korporatave, Qeverisjen e Korporatave dhe Matjen e Performancës; Inovacionin dhe Dizajnin Organizativ.

Studimi shtrihet në proceset e biznesit dhe mjediset e korporatave dhe mbulon fusha të reja si Etika, Përgjegjësia Sociale dhe Qëndrueshmëria. Aktivitetet eksperimentale dhe zhvillimi i lidershipit personal paraqesin një urë midis nevojave të organizatave publike dhe private dhe botës akademike.

Kriteret
Për të aplikuar për këtë bursë, ju duhet të plotësoni kriteret e mëposhtme

  Të keni përfunduar studimet e lartë në çdo disiplinë;

  Të plotësoni testin e pranimit LUISS;

  Aplikantët duhet të pranohen në Masterin në Menaxhimin e Riskut dhe Sigurimit, më pas ata duhet të aplikojnë për bursë

Për më shumë informacione, lidhur me mënyrën e aplikimit, vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK

 

Leave a Comment