Bursë e plotë nga Universiteti i Shtutgartit, Gjermani

Universiteti i Shtutgartit ofron bursa të plota masteri në fushën e Planifikimit të Infrastrukturës, Urbanizmit të Integruar dhe Dizajnit të Qëndrueshëm. Këto bursa janë të hapura për studentët nga vendet në zhvillim, të interesuar për të studiuar në Universitetin e Shtutgartit.
Universiteti i Shtutgartit është një universitet i vendosur në Shtutgart, Gjermani. Ai u themelua në vitin 1829 dhe është i organizuar në 10 fakultete.

Kritere:

-Kandidati duhet të dijë shumë mirë gjuhën angleze. Prandaj, aplikimi duhet të shkruhet në gjuhën angleze.
-Kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët që kanë përvojë të barasvlefshme akademike dhe profesionale për të përfunduar me sukses programin e masterit, si dhe duhet të demostrojnë motivim për të përdorur njohuritë dhe aftësitë e reja për të mbështetur zhvillimin.

Bursat që do të jepen për aplikantët e suksesshëm do të jenë të financuara plotësisht.

Procedura e Aplikimit:
Dokumentet që duhet të ngarkoni në C@MPUS gjatë procesit të aplikimit:
• Një transkript me mesataren e notave tuaja.
• Raporti i notes përfundimtare të Bachelorit (me një notë të përgjithshme), nëse e keni përfunduar Bachelorin dhe keni marrë raportin e notës përfundimtare. Nëse keni më shumë se një diplomë universitare, ju lutemi zgjidhni universitetin që shërben si kualifikim për pranimin në programin e masterit për të cilin po aplikoni.
• Materiali plotësues i aplikimit: Në varësi të lëndës, mund t’ju kërkohen materiale shtesë të aplikimit të cilat do t’ia bashkangjisni aplikimit tuaj. Për informacione më të detajuara, ju lutemi referojuni tabelës së përmbledhjes.
• Studentët që ende nuk kanë mbaruar studimet universitare ose që kanë mbaruar studimet Bachelor në një universitet tjetër duhet të bashkangjisin një përshkrim të moduleve të marra gjatë studimeve të tyre.
• Në disa programe studimi, mund t’ju duhet të bashkangjisni edhe dokumente të tjera që do të kërkohen automatikisht nga sistemi.

Afati: 15 korrik 2018

Për të aplikuar klikoni KËTU.

Për më shumë informacione klikoni KËTU.

Për të aplikuar duhet të hyni në adresën Campus-Management-System C@MPUS.

Leave a Comment