Bursë e plotë në Irlandë

Përshkrimi

Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin Maynooth ka hapur thirrjen për aplikime për bursa doktorature në fushën kompjuterike të automjeteve autonome.

Universiteti Kombëtar i Irlandës, Maynooth, i njohur zakonisht si Universiteti Maynooth, është universitet përbërës i Universitetit Kombëtar të Irlandës në Maynooth, Qarku Kildare, Irlandë.

Aplikantët duhet të kenë  aftësi shumë të mira në të folur dhe shkruar të gjuhës angleze. Prandaj, edhe aplikimi duhet të dorëzohet në gjuhën angleze.

Kritere:

Të interesuarit nga çdo vend i botës, të cilët përmbushin kriteret mund të aplikojnë.

Aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë Bachelori ose Masteri në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Elektronike, ose në një disiplinë të ngjashme, me notë përfundimtare 2.1H ose më të lartë (me notë ekuivalente);
  • Modulet paraprake të përfunduara në temat e mëposhtme: në fushën kompjuterike, robotikë;
  • Inteligjencë artificiale / mësimi i makinave;
  • Njohuri shumë të mira në matematikë;
  • Aftësi shumë të mira në zhvillimin dhe programimin e softuerit, aftësi shumë të mira në përdorimin e gjuhës C ++;
  • Përvojë në sistemet e bazuara në Linux;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikimin verbal dhe të shkruar.

Eksperiencë në fushat e mëposhtme është avantazh:

  • Aplikacione kompjuterike / robotikë (p.sh. përmes projekteve të mëparshme, praktikave etj.);
  • Python, Open CV, Sistemi Operativ i Robotikëve (ROS);

Përfitimet:

Bursa do të financojë për 4 vjet përmes Lero – Qendrës Kërkimore të Programeve irlandeze dhe tarifën e doktoraturës (niveli i BE), ndihmesë financiare për koston e udhëtimit dhe financim për pajisjet harduer dhe softuer (si pjesë e një projekti më të gjerë).

Bursa: plotësisht e financuar

Si të aplikoni?

Aplikimi përfshin një letër motivimi, CV-në tuaj të plotë dhe dy letra reference nga dy akademikë, të cilat duhen t’i dërgohen Dr. John McDonald (John.McDonald-at-mu.ie) me subject “LERO PhD 08/18”.

Për më shumë informacione, ju lutem klikoni në këtë LINK.

Afati i fundit: 10 gusht 2018

Leave a Comment