Bursë e plotë doktorature në Kopenhagen, Danimarkë

Shkolla e Biznesit në Kopenhagen  ofron Bursa Doktorature në Departamentin e Menaxhimit të Operacioneve në Danimarkë. Studentë nga e gjithë bota kanë të drejtë të aplikojnë për këtë bursë. Shkolla e Biznesit në Kopenhagen është një universitet publik i vendosur në Kopenhagen, kryeqytetin e Danimarkës.

Kush mund të aplikojë?

  • Studentë nga e gjithë bota mund të aplikojnë për këtë bursë;
  • Kandidati duhet të ketë një trajnim bazë të nivelit Master (i ngjashëm me programin 3 + 2 të Bolonjës);
  • Një sfond arsimor në shkencat shoqërore është i domosdoshëm;
  • Aplikanti duhet të ketë përfunduar Masterin para fillimit të doktoraturës në Shkollën e Biznesit në Kopenhagen;
  • Aplikanti duhet të dijë shumë mirë gjuhën angleze.

Afati: 6 qershor 2018

Bursa: plotësisht e financuar

Bursa:

  • Kjo bursë doktoratura zgjat për një periudhë prej 3 vjetësh dhe përfshin detyrime mësimore të barasvlershme me gjysmën e punës gjatë vitit (840 orë pune);
  • Bursat janë të plota, sipas marrëveshjes kombëtare kolektive daneze;
  • Bursa përfshin tarifat e shkollimit, zyrat, kostot e udhëtimit plus një pagë, që fillon me 3,160 euro deri në 3,860 euro në muaj në varësi të vjetërsisë, plus një kontribut pensional që arrin në 17,1% të 85 përqind të pagës bazë.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit.

  • Aplikimi duhet të përfshijë një përshkrim të projektit prej 5 faqesh. Ky propozim kërkimor duhet të përmbajë një prezantim të një pune kërkimore origjinale, një përshkrim të idesë suaj dhe metodologjisë fillestare teorike, një prezantim të materialit empirik të sugjeruar, si dhe një plan pune;
  • Përveç propozimit të hulumtimit, aplikimi duhet të përfshijë kopjet e certifikatës së diplomës së masterit ose certifikata të tjera të të njëjtit nivelit arsimor, CV të shkurtër, një listë të punimeve dhe prezantimeve dhe një kopje të një pune me shkrim të përzgjedhur (p.sh. Teza e Masterit).

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare .

 

Leave a Comment