Bursë Doktorature nga Universiteti i Harvardit

Afati: 10 Shkurt, 2016

E vlefshme për: Kandidatë doktorant në fushën e ekonomisë, psikologjisë, sociologjisë, antropologjisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, politikave publike, planifikimit urban, biznesit, dhe ligjit

Bursa: një pagë prej 20,000 $ për një vit

Përshkrimi

Bursat e Programi Negociues mbi Kërkimet Pasuniversitare (PON) janë të planifikuara për të inkurajuar studiuesit rinj nga shkencat sociale dhe disiplina profesionale për të ndjekur kërkime teorike, empirike, dhe / ose kërkime të aplikuara në negocim dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Në përputhje me qëllimin e PON për të nxitur zhvillimin e brezit të ardhshëm të studiuesve, ky program ofron mbështetje për një vit në hulumtim dhe shkrim për  negociata dhe tema të ngjashme në zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve.

Përfituesit e këtij program pritet të marrin pjesë plotësisht në një seminar ndërdisiplinor hulumtues, në seminare të fakultetit, dhe evente të tjera të veçanta. Ata kanë mundësi të jenë të përfshirë në një sërë të mundësish të tjera në shkollat partnere të Pon t – Universiteti i Harvardit, Instituti i Teknologjisë në Massachusetts, Universiteti Tufts, – dhe institucione të tjera në zonën e Bostonit.

Kriteret

Kandidatët doktorant në fushën e ekonomisë, psikologjisë, sociologjisë, antropologjisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, politikat publike, planifikimin urban, biznes, dhe ligj janë të inkurajuar të aplikojnë. Kandidatët e doktoraturës duhet të kenë përmbushur të gjitha nivelete e diplomimit përveç disertacionit. PON inkurajon studentët nga tradita të ndryshme në kërkime teorike dhe kërkimore të aplikuara. Studentët e doktoraturës të regjistruar aktualisht në programet jashtë Shteteve të Bashkuara janë gjithashtu të mirëpritur për të aplikuar.

Bursa

Programi lejon studentët doktorant të cilët janë duke shkruar disertacionet e tyre për të qenë pjesë e komunitetit PON për një vit. Kandidatët fitues do të marrin:

  • Një pagë prej 20,000 $;
  • Communal workspace and related facilities at PON;
  • Mjedis pune dhe përdorim të ambjenteve të PON;
  • Librari dhe të tjera privilegje në Harvard.

Përfituesit e programit janë përgjegjës për pagimin e sigurimit të tyre shëndetësor.

Si të aplikoni?

Afati i fundit për aplikim është 10 shkurt 2016. Çdo aplikant duhet të dorëzojë:

  • Një përshkrim të detajuar të kërkimit të saj/tij të propozuar (jo më shumë se 15 faqe);
  • Një buxhet për kërkimin, që tregon të gjitha shpenzimet dhe burimet e tjera të mundshme të mbështetjes financiare;
  • CV;
  • Një propozim dizertacioni të aprovuar nga një Departament
  • Dy letra rekomandimi, njëra prej tyre duhet të jetë në stafin e Fakultetit i cili duhet të udhëheqë kërkimin e tij/saj në universitetin nga vjen studenti.

Aplikimet me e-mail të materialeve inkurajohen për të gjithë studentët. Materialet direkte duhet të dërgohen në këtë adresë:

Beth Hankes
Program on Negotiation at Harvard Law School
1563 Massachusetts Ave.
Pound Hall 501
Cambridge, MA 02138
bhankes@law.harvard.edu
(617) 495-1684

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare.

 

Leave a Comment