Bursë doktorature në Hollandë

Instituti i Shkencave dhe Komunikimit ka hapur thirrjen për aplikime për Bursë Doktorature në Edukim Shkence.

Kjo bursë u ofron kandidatëve mundësi për t’u njohur me punët kërkime dhe teoritë aktuale në detaje në mësimdhëniene  të shkencës dhe mësimin  e spektrit të edukimit formal dhe joformal.

Universiteti i Groningenit ofron programe edukative të cilësisë së lartë. Universiteti ofron një gamë të gjerë të programeve interesantë të një niveli të lartë, që renditen në rang ndërkombëtar. Si studentë, ju do të merrni mbikëqyrje profesionale dhe do të keni munësinë e zgjedhjes së shumë programeve. Si student i motivuar dhe i talentuar, ju mund të merrni pjesë në Kolegjin e Nderit për të sfiduar veten.

Kush mund të aplikojë?

  • Kjo bursë është në dispozicion për studentë nga e gjithë bota.

Kërkesat për pranim: Sfondi arsimor dhe diplomimi kohët e fundit në një nga degët e mëposhtme:

  • Shkencat e edukimit, Edukimi shkencor, Shkencat natyrore, Shkenca komunikimi ose degët e lidhura me to;
  • Kompetenca në metodat kërkimore në shkencat sociale cilësore ose sasiore;
  • Aftësi të provuara në gjuhën angleze (shkrim dhe në të folur);
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Dëshira për të punuar në një mjedis ndërdisiplinor dhe ndërkombëtar;
  • Aftësia për të folur dhe/apo shkruar gjuhën gjermane nuk është e domosdoshme, por do të konsiderohet si një avantazh.

Bursa

Studenti do të regjistrohet në programin e doktoraturës dhe do të marrë një bursë me një vlerë prej 2.099 euro në muaj (bruto) nga Universiteti i Groningenit për një periudhë 4-vjeçare.

Afati: 5 korrik 2018

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit.

Aplikimi gjithashtu duhet të përfshijë:

  1. curriculum vitae;
  2. Një plan për një punë kërkimore;
  3. Informacioni i kontaktit i dy akademikëve.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

Leave a Comment