Bursë doktorature në Belgjikë

Programi i Përbashkët i Doktoraturës në Arte dhe Arkeologji nga Universiteti Gent (Belgjikë) dhe Universiteti i Veronës (Itali) kanë hapur thirrjen për aplikime për bursë doktorature për 4 vite. Bursa do të jepet për 2 vitet e para.
Kriteret:
- Mund të aplikojnë të interesuarit nga e gjithë bota;
- Dërgimi i një disertacioni doktorature të një cilësie të lartë akademike nën mbikëqyrjen e një përfaqësuesi të Universitetit të Ghent dhe Universitetit të Veronës;
- Aplikantët, të cilët nuk kanë gjuhë të parë anglishten duhet të dërgojnë dëshminë e aftësisë në të folur dhe shkruar të gjuhës angleze, në nivelin e kërkuar nga universiteti;
Bursa:
Shuma e bursës është rreth 2.065 euro në muaj, në varësi të statusit familjar të aplikantit. Në bazë të Këshillit të Studimeve, një tarifë prej 7.440 euro (310 euro / muaj) do të jepet për dy vite.
Si të aplikoni?
Për më shumë informacione rreth programit të bursës dhe procedures së aplikimit, vizitoni faqen zyrtare.
Afati: 15 gusht 2018