Bursë Bachelor nga një Kolegj në Kanada

Afati: 25 Maj/5 Tetor 2015 (vjetor)
Vendi: Kanada
Kursi fillon në Shtator 2015/Janar 2016
Përshkrim i shkurtër:
Humber ofron bursa të pjesshme të dhe plota për studentët e rinj në Bachelor, të cilët fillojnë mësimin në Shtator 2015 ose Janar 2016.
Institucioni:
Kolegji Humber në Ontario, Kanada
Target grupi:
Studentë ndërkombëtar
Vlera e bursës:
2 bursa të plota tarifasht prej $5,000 janë të vlefshme në Shtator 2015 dhe një bursë e plotë prej $5,000 e vlefshme në Janar 2016. Bursa do të aplikohet për tarifat e shkollimit të studentëve fitues. Përsëritja e bursës do të bazohet në aftësinë e studentit për të mbajtur GPA-në 75% në çdo vit të programit të tij/saj në Humber.
Kriteret:
Aplikimet do të merren në konsideratë bazuar në arritjet akademike, përfshirjen në komunitet, letra reference.
Udhëzimet e aplikimit:
Fillimisht duhet të aplikoni për t’u pranuar, para se të aplikoni për bursë. Forma e aplikimit për bursë do të përfshihet në paketën tuaj të aplikimit.
Është e rëndësishme të vizitoni faqe zyrtare në internet për informacione të detajuar se si të aplikoni për këtë bursë.