Praktikë nga Erasmus Student Network për Web Project

Afati: 26 Korrik 2015
E vlefshme për studentë ose të diplomuar kohët e fundit
Përfitime të tjera: akomodimi në një shtëpi ESN, kosto falas transporti në Bruksel

Përshkrimi

Erasmus Student Network (ESN) është organizata studentore më e madhe në Europë. Ajo u themelua në vitin 1989, me qëllim për të mbështetur dhe zhvilluar përmirësimin akademik të studentëve. Çdo vit, ESN mban dhe zhvillon disa mjete IT të tilla si intranetin e saj ESN Galaxy dhe template-in e faqes së saj të internetit ESN Satellite. ESN është duke kërkuar për një praktikant për Web Project i cili dëshiron të punojë në projektet e internetit të ESN në selinë ndërkombëtare në Bruksel, Belgjikë. Periudha e praktikës zgjat gjashtë muaj duke filluar nga fillimi i shtatorit.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

  • Konkretizimi i funksionimit në aspektin e dizanjit për një projekt web
  • Zhvillimi i një platform web me Drupal;
  • Asistojë në IT Committee;
  • Asistojë në zyrë me detyrat e lidhura me IT;
  • Asistojë në Web Project Administrator;
  • Të shkruajë dokumentacionin e një projekti

Aplikantët duhet të kenë:

  • Eksperiencë me Drupal;
  • Strukturim dhe besueshmëri në punë
  • Njohuri në shkenca kompjuterike, inxhinier ose fusha të ngjashme
  • Të kenë interes në zhvillim web;
  • Njohuri në HTML dhe CSS;
  • Duhet të kenë një Erasmus Placement
  • Njohuri bazë të PHP;

 Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni një letër të shkurtër motivit dhe një CV në adresën applications@esn.org  deri më 26 Korrik 2015. Aplikantët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen një interviste nëpërmjet Skype.
[carousel-horizontal-posts-content-slider]

 

Leave a Comment