Bursa të qeverisë franceze për Master dhe Doktoraturë

Ambasada e Francës në Shqipëri mbështet studentët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin studimet në një universitet francez duke u akorduar bursa studimi për nivelet Master dhe Doktoraturë (tezë në cotutelle).

Për nivelin Master, kandidaturat për Master 2 do të jenë prioritare dhe bursa nuk mund të jetë më shumë se 10 muaj (shtator 2019 – qershor 2020).

Bursa për Master përfshin:
• pagesë mujore 700 euro ; 
• përjashtim nga tarifa e regjistrimit në institucionet publike të arsimit të lartë në varësi të Ministrisë së Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Inovacionit ; 
• mbulim të shpenzimeve për formim (sipas tavanit të përcaktuar) ; 
• një shumë prej 700 euro për shpenzime për formim ; 
• sigurim shoqëror, 
• asistencë për të kërkuar strehim.

Kjo bursë nuk mbulon blerjen e biletave të avionit.

Bursa për Doktoraturë në cotutelle përfshin :

• 15 muaj mobilitet të shpërndara në 3 vite akademike të njëpasnjëshme;
• sigurim shoqëror;
• pagesë mujore 1060 euro.

Kjo bursë nuk mbulon blerjen e biletave të avionit.

2- Kushtet për t’u zgjedhur

1. Fushat e studimeve
Të gjitha disiplinat përfshihen. Megjithatë, prioritet do të kenë fushat e mëposhtme: klima, biodiversiteti, mjekësi, energji, migracioni.

2. Shtetësia
Kandidati duhet të jetë shtetas shqiptar.

3- Dosja e kandidaturë

Dosja e kandidaturës duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: 
  Formularin e kandidaturës për Master (Word – 44,5 ko) ose për Doktoraturë (Word – 44,5 ko); 
  Kopjen e pasaportës; 
  Kopjen e diplomës më të lartë dhe listat e notave (dokumente të përkthyera dhe të noterizuara); 
  Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës frënge (B2) ose angleze sipas Masterit ose tezës së parashikuar ; 
  Curriculum-vitae në frëngjisht (në anglisht vetëm për shkollimin në anglisht) ; 
  Letrën e motivimit në frëngjisht për të prezantuar projektin e shkollimit në Francë (në anglisht vetëm për shkollim në anglisht) ; 
  Marrëveshjen për tezën e doktoraturës në cotutelle; 
  Letra/t e rekomandimit nga drejtuesi/t) dhe/ose një pedagog i institucionit nga vjen kandidati ; 
  Vërtetimin e regjistrimit ose kopje të korespondencës së shkëmbyer me universitetin francez. Bursat do t’u akordohen vetëm kandidatëve që kanë një regjistrim në një universitet francez.

Dosja duhet dërguar ose depozituar para 31 majit 2019 në Ambasadën e Francës në Shqipëri, në adresën e mëposhtme :

Ambasada e Francës
Shërbimi për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore
Rruga Skënderbej Nr. 14,
Tiranë

Për të tjera informacione, ju lutemi klikoni në faqen zyrtare të Ambasadës në këtë LINK

Leave a Comment