Bursa të plota nga Republika Çeke

Përshkrimi

Aplikimet për bursat e qeverisë çeke vlejnë për shtetasit nga vendet në zhvillim për të ndjekur programin e Bachelorit / Masterit / Doktoraturës në universitetet publike të Republikës Çeke.

Qeveria e Republikës Çeke ofron bursa në kuadrin e Asistencës për Zhvillim të Jashtëm për të mbështetur studimin e shtetasve të huaj.

Kriteret:

  • Bursat nuk mund t’u jepen personave nën moshën 18 vjeç. (Aplikantët duhet të jenë 18 vjeç, të paktën më 1 shtator  kur të fillojnë studimet);
  • Bursat i jepen të diplomuarve nga shkollat e mesme, në Bachelor , Master. Në varësi të degës, aplikantëve zakonisht u kërkohet që të kryejnë një provim pranimi në institucionin përkatës të arsimit të lartë. Kalimi me sukses i provimit të hyrjes përbën një parakusht për dhënien e bursës;

Bursa: plotësisht e financuar

Bursa mbulon shpenzimet e nevojshme lidhur me qëndrimin dhe studimin në Republikën Çeke. Vlera e bursave ndryshon vazhdimisht. Aktualisht, tarifa për studentët që do të ndjekin programin e studimit të Master-it është 14,000 koruna çeke në muaj, ndërsa tarifa për studentët që do të ndjekin programin e studimit të doktoraturës është 15,000 koruna çeke në muaj. Bursa përfshin edhe shumën e parave për pagesën e kostove të akomodimit. Kostot e akomodimit, ushqimeve dhe transportit publik do të mbulohen nga të përzgjedhurit nëpërmjet bursës. Nëse studentët kërkojnë shërbime shëndetësore që e tejkalojnë kujdesin standard, ai/ajo duhet t’i mbulojë vetë kostos.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, klikoni në këtë LINK.

Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni faqen zyrtare.

Afati i fundit: 30 shtator 2018

 

Leave a Comment