Bursa të plota masteri

Programi i Masterit Evropian Rajonal për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut në Evropën Juglindore është një iniciativë e përbashkët e Universitetit të Sarajevës, e Qendrës për Studime Ndërdisiplinore dhe Universitetit të Bolonjës, me Institutin për Evropën Qëndrore dhe Ballkanike.
ERMA është një program pasuniversitar ndërdisiplinor për studentët, të cilët dëshirojnë të kombinojnë studimet me eksperiencë empirike dhe hulumtuese në çështjet e të drejtave të njeriut dhe demokratizimit në Evropën Juglindore. Qëllimi kryesor i programit është promovimi i profesionistëve të rinj për menaxhimin e shtetit, organizatave qeveritare dhe joqeveritare, për akademitë dhe institutet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, si dhe vendet të tjera.
ERMA funksionon mbi bazën e bashkëpunimit afatgjatë të 12 universiteteve partnere nga rajoni i Evropës, nën koordinimin e Universitetit të Sarajevës dhe Universitetit të Bolonjës. Studentët do të marrin diplomë nga të dyja universitetet koordinuese pas marrjes së ECTS.
ERMA ofron një përvojë intensive njëvjeçare në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut me fokus të veçantë në rajonin e Evropës Jug-Lindore. Të drejtat e njeriut janë një temë gjithpërfshirëse në disiplinat e ndryshme të studimit, si shkenca politike, shkencat shoqërore, ligji, sociologjia dhe filozofia.
Përfitimet:
- Përfitoni bursë të plota, e cila përfshin tarifat e shkollimit, shpenzimet e jetesës dhe udhëtimit
- Do të studioni në një mjedis multikulturor me njerëz nga e gjithë bota
- Do të merrni mësime në mënyrë të avancuar duke u kombinuar me punë empirike, ushtrime dhe seminare për ndërtimin e aftësive
- Do të merrni pjesë në kurse gjithëpërfshirëse mbi metodologjinë e hulumtimit dhe shkrimit akademik
- Do të përfitoni ndihmesë të plotë akademike nga një ekip tutorësh akademikë
- Do të fitoni eksperiencë pune dhe hulumtuese gjatë gjithë periudhës së praktikës 6-javore në vendet e Evropës Jug-Lindore
- Do të merrni pjesë në aktivitetet e përbashkëta të Kampusit Global
Afati i fundit për të aplikuar: 10 shtator 2018
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.