Bursa të plota Masteri në 8 degë të ndryshme nga Emiratet e Bashkuara

Afati i aplikimit: 15 Shtator 2015
Kush mund të aplikojë?
Studentë në vitin e fundit të studimeve të tyre ose të diplomuarit në kolegje apo me diplomë universitare në fushën e shkencës, inxhinierisë ose teknologjisë së informacionit.
Bursa përfshin të gjitha pagesat për shkollim, të gjitha tekstet e nevojshme, laptop, strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor, biletë kthimi
Përshkrim
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA) është një organizatë ndërqeveritare dedikuar për energjinë e rinovueshme. Në përputhje me statutin e saj, objektivi IRENA-s është që të “promovojë përdorimin e qëndrueshëm të të gjitha formave të energjisë së rinovueshme.
Kjo ka të bëjë të gjitha format e energjisë të prodhuara nga burime të rinovueshme në mënyrë të qëndrueshme dhe përfshin bioenergjinë, energjinë gjeotermale, hidrocentralet, oqeanet, energjinë diellore dhe atë të erës.
Në një përpjekje për të mbështetur studentët në zhvillimin e tyre akademik për energjinë e rinovueshme, Programi i Bursave të IRENA-s i jep mundësinë 20 aplikantëve çdo vit me bursa për Institutin Masdar. Aplikantët mund të zgjedhin në tetë programet Master të ofruara në Institutin Masdar:
- Inxhinieri Kimike;
- Shkenca Kompjuterike;
- Inxhinieri Elektrike;
- Inxhinieri Sistemesh dhe Menaxhim;
- Shkenca Materiale dhe Inxhinieri;
- Inxhinieri Mekanike;
- Inxhinieri Mikrosistemesh;
- Inxhinieri Ujrash dhe Mjedisi
Për më shumë informacion rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.