Bursa të plota doktorature në Itali

IMT për studime të avancuara në Lucca, një nga 6 shkollat e ekselencës në Itali, po pranon tashmë aplikime për programin e doktoraturës 2018/2019. Të interesuarit mund të aplikojnë për të fituar një nga 36 bursat e financuara plotësisht, të cilat janë të ndara në dy programe doktorature që integrojnë kompetencat shkencore të ekonomisë, inxhinierisë, shkencave kompjuterike, neuroshkencës dhe psikologjisë së sjelljes, fizikës, matematikës së aplikuar, statistikave, historisë dhe shkencës së trashëgimisë kulturore.

Aplikantët që do të përzgjidhen, përveç akomodimit falas, gjithashtu do të përfitojnë një bursë hulumtuese me vlerë rreth 15,300 euro në vit.

Kush mund të aplikojë?

Aplikimet janë të hapura për studentët e të gjitha moshave dhe kombësive, nëse ata kanë diplomë të një shkolle 4-vjeçare(minimalisht), në çdo degë të ngashme , para 31 tetorit 2018. Gjuha zyrtare e shkollës është anglishtja. Kështu, aplikantët duhet të kenë aftësi shumë të mira në të folur dhe shkruar të anglishtes, pasi do t’u duhet edhe për shkrimin e detyrave të kursit.

Bursa

Të gjithë studentët që do të përfitojnë bursë nuk do të paguajnë tarifat e shkollimit dhe do të marrin një pagë mujore për 3 vitet e programit të doktoraturës. Për më tepër, do të akomodohen në një dhomë vetëm falas.

Si të aplikoni?

Për të mësuar më shumë rreth shkollës, kërkesat e pranimit dhe si të aplikoni, ju lutemi klikoni në këtë LINK.

Afati i fundit për aplikim është 3 gusht 2018, në orën 00:00.

Leave a Comment