Bursa të plota dhe të pjesshme/ Shkollë verore në Universitetin e Oslos,Norvegji

Kush mund të aplikojë:  Kandidatë nga Ballkani, Europa Lindore & Kaukazi, Amerika, Kanadaja ose të tjera vende, si për shembull kandidatë që studiojnë në vendet skandinave
Periudha: Fundi i Qershorit-Fundi i Korrikut 2016 Oslo, Norvegji

Përshkrimi

Shkolla Verore Ndërkombëtare (ISS) në Universitetin e Oslos ofron kurse intensive për studimet Master dhe Bachelor çdo verë, nga fundi i qershorit deri në fund të korrikut. Çdo vit ISS mirëpret mbi 550 studentë nga rreth 90 vende.

ISS është një qendër akademike për të mësuar në një kontekst ndërkombëtar, dhe një forum për nxitjen e mirëkuptimit ndërkulturor. Ajo synon zhvillimin dhe përcjelljen e njohurive dhe promovimin e mirëkuptimit mes njerëzve të kulturave të ndryshme.

Për kurset e ofruara në Shkollën Ndërkombëtare Verore, ju mund të drejtoheni në këtë LINK. Ju mund t’i gjeni në tre kategoritë:

  • Kurse në nivelin Bachelor;
  • Kurse në nivelin Master;
  • Kurse Norvegjeze.

 

Kriteret

Në mënyrë që të merrni pjesë në programin e ISS, ju duhet të demonstroni:

  • Që përgatitja juaj akademike është e përshtatshme për kursin për të cilin jeni duke aplikuar;
  • Që përgatitja juaj profesionale është e përshtatshme për kursin për të cilin jeni duke aplikuar;
  • Nevojat tuaja financiare.

 

ISS ofron bursa për aplikantët nga vendet e caktuara:

  • Bursat për kurset e nivelit Bachelor janë të fokusara për aplikantët nga: Vendet e Kaukazit dhe Ballkanit, Azisë, Oqeanisë, Afrikën dhe Amerikën e Jugut, ish Bashkimi sovjetik dhe Evropa Lindore, Amerika, Kanadaja, Vendet e BE-së dhe EEA-së.
  • Bursat për kurset e nivelit Master janë të fokusara për aplikantët nga: vendet në zhvillim, Kaukazit ose Ballkanit, ish Bashkimi sovjetik dhe Evropa Lindore, Amerika ose Kanadaja.

Bursa të pjesshme gjithashtu do të jepen për ata që studiojnë në vendet skandinave në universitetin e vendit të tyre.

Bursa

ISS ka një varietet të bursave të plota dhe të pjesshme. Rreth 50 bursa të plota do të jepen dhe do të mbulojnë:

  • Tarifën bazë (në kampus);
  • Tarifa shtesë (nëse janë të zbatueshme);
  • Ndihmë të vogël monetare (vihen në dispozicion për ju pas mbërritjes; përjashton aplikantët nga SHBA dhe Kanada);
  • Biletë avioni në dhe nga Norvegjia (përjashton aplikantët nga SHBA dhe Kanada);

 

Bursa e plotë NUK mbulon:

  • Tarifat e aplikimit të vizës;
  • Shpenzimet e udhëtimit për në/nga aeroporti.

 

Si të aplikoni?

Afati i fundit për aplikantët e bursave është 1 shkurti 2016, dhe afati i fundit për aplikantët me vetë-financim është 15 marsi.

Aplikantët për bursa duhet të ngarkojnë në sistemin online Søknadspeb, dokumentet e mëposhtme:

  • Kopje të pashaportës;
  • Dokument për njohuritë në Anglisht;
  • Kopje të diplomave/transkripteve;
  • Deklarata e qëllimit ( E ngjashme me letrën e motivimit);
  • Letër rekomandimi;
  • Formularin e bursës ISS
  • CV/resume;
  • Dokumentacion në gjuhën norvegjeze, për aplikantët e kurseve të gjuhëve norvegjeze në nivelet 2-4.

Për çdo pyetje, ju lutemi kontaktoni në këtë adresë: iss@admin.uio.no

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

 

COMMENTS

  • <cite class="fn">Violeta Volumi</cite>

    Komplimente per faqen tuaj. A ka gjera te ngjashme per moshat e thyera. Jam 60 vjec sapo mora pensionin e pare. Per te mbushur kohen po perpiqem te punoj me audiolibrin shqip falas online. Adresa ime eshte http://www.volumiaudiolibra.com Por sa mund te vazhdoj pa nje financim Deri tani kam paguar faqen e internetit gjithe puna tjeter eshte falas. Kam nevoje per ndonje ndihme per tekniken, sallen e regjistrimit. Ju lutem hidhini nje sy faqes se audiolibrit qe ju tregova me lart dhe me rekomandoni ndonje mundesi

Leave a Comment